Vladica Petrovic, ish-trajneri i skuadrës Drina Zvornic, ka përjetuar ndarjen më të shëmtuar me skuadrën e tij. Ekipi boshnjak që garon në Superligën e vendit, e kishte pushuar trajnerin Petrovic përmes Facebookut. Klubi kishte shkruar një shkresë në rrjetin social, përmes të cilit trajneri ishte njoftuar se ishte shkarkuar.
Me ironi, trajneri Petrovic kishte komentuar në faqen e klubit “faleminderit që më treguat”, më pas e kishte shtypur butonin “më pëlqen”.
Pas asaj që ndodhi, trajneri tregoi se kur kishte hyrë në profilin e tij, pa mesazhe që e kishin falenderuar për gjestin. Por, tha ai, nuk e kisha menduar se përgjigja ime do të ishte aq e suksesshme. /tesheshi.com/