Rrjeti social Twitter ka ndërmarrë një plan masash për të bërë më efikas mesazhet private ndërmjet përdoruesve të saj.
Sipas Jane Manchun Wong, student i shkencave kompiuterike, kompania është duke testuar kriptimin në mesazhet direkte.
Opsioni mund të quhet ‘bashkëbisedim sekret’ dhe eksperimenti po bëhet mbi versionin app të androideve.
Kriptimi ‘end-to-end’ është një mundësi që mesazhet të jenë të lexueshme vetëm nëpërmjet përdorueseve dhe jo nga kompania Twitter, që zotëron platformën, ose nga persona që mundohen të lexojnë mesazhet./tesheshi.com/