Turqit që jetojnë e punojnë në Ballkan për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 7 qershor do të mund të votojnë në qendrat e votimit që do të hapen në 13 qytete të 7 shteteve ballkanike.
Kryetari i Përgjithshëm i Shoqatës Kulturore dhe Solidaritetit të Turqve të Ballkanit (Bal-Türk), Bayram Çolakoğlu, sqaron se turqit që jetojnë në Ballkan në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Turqi më 7 qershor do të mund të votojnë në qendrat e votimit që do të ngrihen në 13 qytete të 7 vendeve në Ballkan. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve turq, të cilët banojnë në Ballkan, që të marrin pjesë në votime për të kontribuar në procesin demokratik në Turqi.
Çolakoğlu ka deklaruar se për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 7 qershor në ambasadat dhe konsullatat turke do të hapen qendra votimi, konkretisht në Bullgari vendvotimi do të jetë në qytetet Filibe dhe Burgaz, në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës, në Tiranë të Shqipërisë, në Prishtinë të Kosovës, Shkup të Maqedonisë, në Bukuresht dhe Kostanca të Rumanisë, në Athinë, Rodos dhe Gumulxhinë të Greqisë. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve turq që jetojnë e punojnë në Ballkan që të marrin pjesë në votime për të kontribuar në procesin demokratik në Turqi, dhe parashikon që pjesëmarrja në votime të jetë e lartë. Çolakoğlu ka tërhequr vëmendjen se procesi i votimit do të mbahet nga datat 8-31 maj. Gjithashtu votimi mund të bëhet edhe në pikat e kalimit kufitar.