Siç raporton AA, betejën kryesore zgjedhore do ta zhvillojnë Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP).
Një detaj interesant i këtyre zgjedhjeve është fakti se nga ora 6:00 deri në ora 24:00, do të jetë e ndaluar shitja e alkoolit dhe shërbimi e pirja e tij në vende publike.
Presidenti Erdogan ka bërë sërish një prej atyre fushatave të tij të fuqishme, e rezultati pritet të jetë një tjetër test i pushtetit të tij. /tesheshi.com/