“Të bëjmë turizëm të bukur, por mbi të gjitha të sigurt!”, thuhet në një status të fundit të ministers së linjës, Mirela Kumbaro, hera e parë që një cilësimi të tillë për turizmin – “i bukur”.
I bukur në ç’kuptim?! Zakonisht përdoret cilësimi “cilësor” për turizmin dhe jo “i bukur”.
Duke vijuar më tej, statusi i znj. Kumbaro i kushtohet vëzhguesve në plazhe.
“Stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, nga Velipoja në Ksamil, çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare për të kontrolluar respektimin e kontratave me plazhet e menaxhuara jo vetëm në letra, por edhe në terren, që nga prezenca e kullave të vrojtimit, vrojtuesve të plazhit me uniformë, kordonët e sigurisë dhe të gjithë elementet që garantojnë një sezon turistik veror sa më të mbarë e të sigurt”. /tesheshi.com/