Një futbollist nga Kosta Rika u vra nga një krokodil në lumin Canas. Siç raportojnë mediat e shumta, 29-vjeçari ka humbur jetën në sy të miqve të tij pak minuta pasi u hodh në lumë, ku u kap nga një krokodil dy metra.
Lumi Canas, në të cilin u hodh Jesus Lopez Ortiz, është një habitat i njohur për krokodilët dhe nuk rekomandohet hyrja në ujë atje. Ortiz, i cili është baba i dy fëmijëve, ishte një futbollist i njohur në zonë dhe lojtar i ekipit të Rio Canas.
Teksa prisnin mbërritjen e ekipit të urgjencës, vendasit ishin dëshmitarë të skenave të krokodilit duke tërhequr zvarrë trupin e futbollistit të ri nëpër ujë.
Fshatarët thuhet se u përpoqën të godisnin krokodilin me shkopinj për ta detyruar të lëshonte trupin e Ortiz-it, por pa rezultat. Në videon tronditëse shihet se si krokodili e tërheq zvarrë trupin e futbollistit pranë të grumbulluarve në urë.
Pas përpjekjeve të pasuksesshme të vendasve për të liruar trupin e viktimës, policia është dashur të reagojë dhe të qëllojë zvarranikun. /tesheshi.com/
⚠️IMÁGENES FUERTES⚠️
➡️El futbolista Jesús Alberto López murió en el Río Cañas en Costa Rica al ser atacado por un cocodrilo cuando el jugador se encontraba nadando.
⚠️Se le disparó al reptil para poder recuperar el cuerpo. pic.twitter.com/2h3tKmUO77
— Imagen Puebla (@Imagen_Puebla) August 2, 2023