Përmes fotove do të shikoni se si është bërë e mundur operimi i një peshku, të cilit mësohet se i kishte dalë një tumor në kokë dhe në shpinë.
Peshkut të kuq, Nemo, i është dashur të udhëtojë 200 milje për t’iu nënshtruar një operacioni që zgjati 45 minuta. Fakti që u operua jashtë ujit, për një moment zemra i ndaloi por ekspertët e veterinarisë arritën që ta sjellin në jetë.
Procedura kushtoi 200 paund dhe operacioni u realizua nga kirurgia Sonya Miles dhe infermierja Millie Gardiner. Peshku Nemo u dërgua në “shtëpi”, dy orë më vonë.
“Ishte e vështirë që ta mbaje Nemon në gjumë dhe gjallë. Operacioni mori rreth 45 minuta kohë dhe Nemo ishte gati për t’u kthyer në shtëpi me pronarët e tij pas dy orësh. Në një moment zemra e tij ndali, por fatmirësisht arritëm që ta sjellim në jetë”, tha Sonya./tesheshi.com/