Presidenti amerikan Donald Tramp anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar. Ka qenë vet ai që ka sqaruar Theresa May-n gjatë një bisede telefonike se nuk mund ta zhvillojë vizitën e tij zyrtare në Britani derisa publiku vendas të mbështesë ardhjen e tij. Arsyetimim i Trump-it ka qenë se ai nuk dëshiron të përballet me protesta masive.
E përditshmja “The Guardian” shkruan se telefonata mes Trump dhe May-t është bërë ditët e fundit dhe kjo e ka befasuar jo pak kryeministren britanike. Në fakt, kjo bisedë telefonike shpjegon pjesërisht pse thuajse nuk ka pasur diskutime publike për vizitën e Trump.
Ftesa për Trump erdhi nga May shtatë ditë pas inaugurimit të tij. Në atë kohë, May tha se i kishte dhënë Trump-it dhe bashkëshortes së tij një ftesë nga mbretëresha dhe se presidenti e pranoi. /tesheshi.com/