Presidenti Donald Trump paralajmëroi të hënën komandantët ushtarakë të Venezuelës që të mos rrezikojnë jetën apo të ardhmen e tyre duke zgjedhur të mos i bashkohen kreut të opozitës dhe presidentit të vetë-shpallur Juan Guaido.
“Dëshmitarët okularë të të gjithë botës sot janë kundër jush”, paralajmëroi Trump, në një fjalim që mbajti në Miami përpara komunitetit venezuelian të Floridës. Ai u bëri thirrje zyrtarëve venezuelas që ishin ende besnikë ndaj presidentit Nicolas Maduro për të lejuar ndihmën humanitare që të hyjë në vend.
“Ju mund të zgjidhni: nëse do të pranoni ofertën bujare të Presidentit Guaido dhe të jetoni në paqe, apo të vazhdoni mbështetjen ndaj Maduros. Por kështu do të humbni gjithçka”, paralajmëroi Presidenti i SHBA.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se “ditët e komunizmit në Venezuelë, por edhe në Nikaragua dhe Kubë janë të numëruara”.
Duke thënë se ai preferon “dorëzimin paqësor të pushtetit”, Trump përsëriti se “të gjitha mundësitë janë në tryezë”, deri sa ky vend i tronditur nga kriza e rëndë ekonomike, ka shkaktuar një eksod prej më shumë se 2.3 milion njerëz, sipas të dhënave të OKB-së. /tesheshi.com/