Presidenti Trump u shpreh shpresëplotë se një takim i planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un ku do të diskutohej çështja e denuklearizimit, të jetë i suksesshëm.
Ai tha se një fushatë maksimale e presionit mbi Korenë e Veriut do të vazhdojë derisa Pheniani të tërhiqet nga armët bërthamore.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin japonez Shinzo Abe në Florida, Trump tha: “Ne kemi nevojë për t’i dhënë fund armëve bërthamore”. /tesheshi.com/