Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tregtia e lirë: dokumentet sekrete të Greenpeace tregojnë rrezik nga marrëveshja BE-SHBA

by te Sheshi
03/05/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Tregtia e lirë: dokumentet sekrete të Greenpeace tregojnë rrezik nga marrëveshja BE-SHBA

Standartet europiane për mjedisin dhe shëndetin publik rrezikohen nga kompromiset me Shtetet e Bashkuara, paralajmëroi organizata Greenpeace duke cituar disa dokumente sekrete.

Grupi mjedisor arriti të shtjerë në dorë 248 faqe dokumentesh të klasifikuara nga bisedimet e marrëveshjes së tregtisë së lirë që synon nënshkrimin e një pakti të gjerë mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fshehtësia që rrethon bisedimet ka nxitur frikën se korporatat amerikane mund të erodojnë mbrojtjen e konsumatorit që ekziston në BE. Por zyrtarët e lartë të BE-së e kanë mohuar se ka një axhendë për të ulur standartet europiane.

“Thjesht nuk jemi në biznesin e uljes së standarteve”, tha komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmstroem në blogun e saj, pas publikimit të dokumenteve nga Greenpeace.

malmstrom

Mbështetësit e marrëveshjes thonë se ajo do të krijojë shumë mundësi të reja për bizneset. Partnershipi i tregtisë transatlantike dhe investimeve, që është emërtimi i plotë, do të harmonizonte rregullat në një spektër shumë të gjerë sektorësh, duke mundësuar nxitje për eksportet në të dyja anët e Atlantikut.

Raundi i 13-të i negociatave u zhvillua javën e kaluar dhe komisioni Europian thotë se shpreson të arrijë në marrëveshje gjatë këtij viti. Një gjë e tillë do të shmangte çdo rrezik politik që vjen nga zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit.

Negociatori i BE-së, Ignacio Garcia Bercero, tha se disa nga pikat e vërejtjeve të Greenpeace janë “thjesht gabim” dhe theksoi se teksti i rrjedhur nga bisedimet “nuk reflekton rezultatin e negociatave”.

Greenpeace thotë se ka dokumente që mbylojnë dy të tretat e pjesëve të diskutuara. “Këto dokumente konfirmojnë atë që kemi kohë që e themi: TTIP do të vendosë koorporatat në qendër të politikbërjes, për të keqen e mjedisit dhe shëndetit publik”, tha drejtori i Greenpeace,  Jorgo Riss. “E kemi ditur se pozicioni i BE-së ishte i keq, por tashmë shohim se pozicioni i SHBA-së është akoma edhe më i keq”.

protesta

Greenpeace thotë se teksti në fjalë tregon se SHBA dëshiron të zëvendësojë “parimin e parandalimit” të BE-së për produkte potencialisht të dëmshme me një qasje më pak strikte që aplikohet në SHBA, e që synon të menaxhojë rrezikun sesa ta shmangë atë.

Parimi i parandalimit mund të detyrojë një prodhues të provojë mungesën e rrezikut nga një produkt. Ai aplikohet, për shembull, për organizmat e modifikuar gjenetikisht, rreziqet e mundshme të të cilave për ekosistemin dhe zinxhirin ushqimor kanë ngritur një debat të stuhishëm.

Shtetet e Bashkuara lejojnë kultivimin e më shumë se 170 bimëve të modifikuara gjenetikisht,  aty ku vetëm një tip, një lloj misri, është miratuar për kultivim tregtar në BE.

grure

Greenpeace thotë se tekstet që zotëron nuk i referohen angazhimit global për reduktimin e lëshimit të dioksidit të karbonit në atmosferë, ashtu si është rënë dakord në samitin e Parisit për ngrohjen globale. Komisioni Europian, megjithatë, ka premtuar ta bëjë qëndrueshmërinë mjedisore pjesë të marrëveshjes së tregtisë së lirë.

Ka gjithashtu shumë shqetësim në BE në lidhje me rolin e gjykatave tregtare të arbitrazhit, të pavarura nga gjykatat kombëtare, ku firmat mund të padisin qeveritë sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë. Ka druajtje se korporatat e mëdha amerikane mund të vendosin presion të madh ligjor mbi disa shtete europiane. Kërcënimi nga paditë mund të ketë një efekt “esëllimi” mbi ligjvënësit, duke i detyruar ata të ulin mbrojtjen e mirëqënies sociale, thonë kritikët.

Komisioni dhe shumë politikanë argumentojnë nga ana e tyre se marrëveshja do të sillte përfitime të mëdha për Shtetet e Bashkuara dhe Europën.

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel apeluan së bashku që marrëveshja të mbyllej brenda vitit. Sidoqoftë, me mijëra protestues dolën në Hanover në një marshim kundër marrëveshjes.

Teksti final i marrëveshjes do të kërkonte miratimin e 28 qeverive të BE-së dhe parlamentit Europian.  Një studim nga Qendra për Kërkime të politikave ekonomike vlerëson se fitimet potenciale për BE-në shkojnë deri në 119 miliardë euro në vit, ndërsa për Shtetet e Bashkuara 95 miliardë euro në vit.

Shefi negociator i BE-së, thotë se raundi i 13-të i bisedimeve mbuloi 97 për qind të barrierave aktuale tarifore, që i kushtojnë eksportuesve europiane më shumë se 3.5 miliardë euro në vit.

Por,  Bercero shtoi se “ka ende shumë punë për të bërë”. Ata janë në fakt, ende shumë larg nga dakordësimi i një marrëveshjeje për prokurimet publike, sipas tij. BE dëshiron që autoritetet amerikane t’u japin kompanive europiane shumë më tepër akses në tregje për të konkurruar për kontrata publike.

Mes çështjeve të tjera të vështira, sipas tij, janë: tregu i mishit, sektori i shërbimeve dhe markat gjeografike të mbrojtura në BE, si Champagne apo Gorgonzola.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…
Bota & Rajoni

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Next Post
Cili është oqeani më i thellë në botë?

Cili është oqeani më i thellë në botë?

Roma fiton me përmbysje ndaj Xhenovës, Totti cilësohet një diamant nga Spalletti

Roma fiton me përmbysje ndaj Xhenovës, Totti cilësohet një diamant nga Spalletti

Prerja e pyjeve: rasti kur Kosova më mirë mos ishte Shqipëri..as Serbi sigurisht

Prerja e pyjeve: rasti kur Kosova më mirë mos ishte Shqipëri..as Serbi sigurisht

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni