Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur një marrëveshje të konsideruar si “historike”, e cila do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas marrëveshjes, Izraeli ra dakord të pezullojë përvetësimin e zonës së Bregut Perëndimor që planifikoi të aneksonte.
Marrëveshja e paqes është rezultat i marrëveshjeve të gjata midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shteteve të Bashkuara që janë përshpejtuar kohët e fundit, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë për Reuters.
Marrëveshja erdhi të enjten pas një seance telefonike ku morën pjesë Presidenti Trump, Kryeministri Netanyahu dhe Princi i Abu Dhabit, Sheik Mohamed Bin Zayed.
Delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen në javët e ardhshme për të nënshkruar marrëveshjen që përfshin investime, siguri, turizëm, fluturime direkte dhe një sërë çështjesh të tjera.
Emiratet e Bashkuara Arabe është shteti i tretë arab që ka lidhje aktive me Izraelin dhe shteti i parë arab i Gjirit që e bën këtë.
“Ky përparim historik diplomatik do të promovojë paqen në rajonin e Lindjes së Mesme. Ajo dëshmon për diplomacinë dhe vizionin e guximshëm të tre liderëve dhe guximin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit për të tërhequr shtigje të reja që do të zhbllokojnë një potencial të madh në rajon,” thuhet në deklaratë.
Duke iu drejtuar reporterëve në Zyrën Ovael, Trump përshëndeti këtë marrëveshje historike si hap të parë.
“Tani që akulli është thyer, unë pres që më shumë vende arabe të ndjekin Emiratet e Bashkuara Arabe,” tha Trump.
Por kjo j u kritikua nga zyrtari i lartë palestinez Hanan Ashrawi në Twitter.
“Izraeli është shpërblyer për të mos folur publikisht për ato që i janë bërë fshehurazi Palestinës që nga fillimi i okupimit,” shkroi Ashrawi, duke shtuar se Emiratet e Bashkuara Arabe më në fund kanë zbuluar marrëveshjet e e tyre të fshehta për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. /tesheshi.com/