Më poshtë do t’ju japim një recetë me vetëm dy përbërës, por që do t’jua bëjnë të shtunën edhe më të shijshme.
Përbërësit:
-5 qese me krem pana
-300 gr biskota të bluara
Hapat
-Përgatisni pluhurin e pjekjes, për kremin pana sipas udhëzimeve në qeskën e kësaj të fundit derisa të përftohet shkumë e trashë.
-Hidhni biskotat e bluara (grira) dhe i përzieni mirë me lugë.
-Me një kallëp të veçantë për ëmbëlsira, të mbuluar me plastfolie (madhësi 20 me 20) e shpërndani mirë masën e përftuar.
-Më pas, sipas udhëzimeve në qeskë, tundni një qese pluhur dhe e përhapeni sipër për dekor dhe një shije më të mirë.
-Pasi të ftohet, preni në forma katrore ëmbëlsirën dhe shërbejeni.
Shënim: Kjo ëmbëlsirë pranon edhe ingredientë të tjerë. Mund ti shtoni sipas dëshirës, lloje të ndryshme frutash. /tesheshi.com/