Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi sot është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Thaçi ka thënë se me të kanë biseduar për raportet e shkëlqyera në mes shtetit turk dhe atij kosovar, për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimin të Kosovës në UNESCO.
“Sapo përfundova takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Biseduam për raportet e shkëlqyera në mes shtetit turk dhe atij kosovar, për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. E falënderova Presidentin Erdoğan për mbështetjen e tij dhe të Turqisë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Në vazhdën e angazhimit tonë për UNESCO, tash po nisem për në Paris,” ka shkruar Thaçi në Facebook./tesheshi.com/