Presidenti Thaçi e tha qartazi se vendi duhet të japë një pjesë të territorit si çmim për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
Deklarata e tij u bë një forum të mbajtur në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë në Uashington.
“Nëqoftë është fjala për një çmim i vogël siç është korrigjimi i kufijve për hir të marrëveshjes përfundimtare e paqes, atëherë ajo do të duhet të jetë e pranueshme”, ka thënë Thaçi, duke përsëritur se Gazivoda, Mitrovica dhe Trepça nuk negociohen.
Ai shtoi se qëllimi kryesor i marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës është njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara.
Duke folur për rolin dhe rëndësinë e mbështetjes amerikane ndaj Kosovës, Thaçi tha se sa herë që Kosova ishte së bashku me Shtetet e Bashkuara, ajo ishte një fituese.
“Dhe nëse kompromiset e bëra fillimisht ishin të vështira, ato më vonë u dëshmuan si vendime të mira strategjike”, tha Thaçi.
Ai shtoi se mbështetja amerikane për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë ishte jetësore për Kosovën dhe tha: “Ne nuk do të pranojmë një marrëveshje që nuk është e pranueshme për Uashingtonin”. /tesheshi.com/