Presidenti Meta ka përcjellë një tjetër mesazh të diskutueshëm në përmbajtje, duke propozuar që për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti, në Shqipëri të vijë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.
“Në veçanti, vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshëm për të ardhmen.
Ndaj duke vlerësuar dhe solidaritetin e vendeve partnere dhe Bashkimit Europian, Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore.
Keqpërdorimi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar një shqetësim të përgjithshëm, në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme, vetëm në interes të qytetarëve të traumatizuar nga tronditjet dhe pasojat në banesat e pronat e tyre”, shkruhet në një deklaratë të Presidencës.
Ajo që mungon në kërë rast, është referenca se ku dhe kur është ndjekur e njëjta praktikë, për të cilët presidenti fton që të zbatohet. /tesheshi.com/