Shqipërinë e mesme. Kjo do jetë xhamia e Shijakut, qytet i cili në bazë të planit të rindërtimit do ketë një sërë prishjes, duke përfshirë 30 pallate, si dhe Pallati i Kulturës, 4 shkolla dhe 1 kopsht.
Kjo u konfirmua nga kreu i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana në një prononcim për TCH.
Sipas tij, ritet për besimtarër do kryhen dhe ato në një çadër që do ngrihet posaçërisht për të dubluar xhaminë. Ndërsa më vështirë do e kënë banorët e pallateve që do shemben, pasi sipas tij ka vështirësi në gjetjen e banesave me qera.
“Është e vështirë me gjet me qira, pasi të gjitha pallatet dolën të pabanueshme. Flitet se do të bëhet lagjja e re po një plan konkret nuk kemi parë. Shpresojmë të bëhet diçka e mirë. Vullnetin e mirë e kanë dhe ne jemi në pritje”, tha njeriu që qeveris Shijakun. /tesheshi.com/