Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një reagimi në rrjetet sociale në lidhje me debatit dhe situatën e krijuar në Kuvend, pas përjashtimit të Lulzim Bashës nga seanca dhe refuzimit të PS-së për zhvillimin e një debate mbi reformën zgjedhore.
“S’kanë ide duan sherr. U dhamë konsensus për atë që donin, po prapëseprapë e bllokuan foltoren. A di të ma thotë kush si mund të ndihmohen?”, shkruan Rama.
Ndërkohë PD në mbledhjen e grupit parlamentar ka vendosur të mos ndryshojë qëndrim, duke insistuar një debat parlamentar në lidhje me reformën zgjedhore. /tesheshi.com/