Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të të kërkojë Taulant Balla e jo vetëm një dorë të mirë eurosh…(?!)

Ja pse reagoi Rama ndaj një mashtrimi, njeriu që fshihet pas tij

by te Sheshi
23/06/2024
in Kronikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Të të kërkojë Taulant Balla e jo vetëm një dorë të mirë eurosh…(?!)

Dje, kryeministri Rama ka paralajmëruar qytetarët se një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, po dëmton qytetarët shqiptarë.

Komentet Rama i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Policia ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, që kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.

Po ashtu Rama i bëri apel qytetarëve që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre lojërave kriminale.

“Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.  Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në rrjetin social “X”.

Por për çfarë konkretisht e ka fjalën kryeministri Edi Rama dhe kush është personazhi që “e detyroi” të bënte këtë reagim?

Florian Gjergji është personi i kërkuar nga policia për shkak të skemave të njëpasnjëshme të mashtrimit, ku pre e këtyre skema kanë rënë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë.

Në rastet e indentifikuar deri më sot Gjergji prezantohet si zyrtar i lartë dhe iu kërkon para atyre.

Mashtrimi bëhet përmes aplikacioneve Telegram dhe Viber ku kopjohen numrat dhe emrat e zyrtarëve të lartë.

Deri më tani janë arrestuar disa prej bashkëpunëtorëve të Gjergjit, ndërsa ky i fundit dyshohet se është jashtë vendit, por ka qenë e pamundur të lokalizohet.

Më herët, Euronews Albania ka mësuar skemen e përdorur nga grupi i mashtruesve të drejtuar nga Florian Gjergji, të cilët tentuan t’i merrnin një shumë prej 35 mijë euro një biznesmeni në fushën imobilare.

“Si je, jam kryetari i Bashkisë së Vlorës, më duhen 35!”- Ky është mesazhi që ka mbërritur në telefonin e biznesmenit me inicialet G.Ç, në një aplikacion komunikimi online.

Biznesmeni në fjalë lajmëroi menjëherë Policinë e Tiranës e cila organizoi dhe bëri kapjen në flagrancë të personave që u paraqitën të merrnin paratë.

Në kuadër të operacionit “Replay” u arrestuan Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata ndërsa “truri i skemës” Florian Gjergji është shpallur në kërkim.

Po ashtu Euroneës Albania ka siguruar edhe dosjen e mashtrimit të një biznesmeni në Elbasan, të cilit i kanë marrë rreth 100  mijë euro duke iu prezanuar si ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Viktimë e mashtrimit ka qenë biznesmeni Flamur Rushi.

Sipërmarrësit i mbërriti një mesazh në Viber nga një numër që pretendonte se ishte Taulant Balla, ku i kërkonte me urgjencë një shumë prej 100 mijë eurosh.

Rushi deklaroi për hetuesit se duke qenë se ka një miqësi me ministrin e Brendshëm ka vendosur t’ia japë shumën e kërkuar.

Ai thotë se paratë i është kërkuar t’i dorëzojë tek një taksi pranë një spitali privat në Tiranë.

Në dosjen e siguruar nga Euroneës Albania biznesmeni dëshmon me detaje si ra pre e mashtrimit.

“Në deklarimin dhe kallëzimin e tij shtetasi Flamur Rushi kallëzon se: “Eshtë paraqitur në polici pasi do të bëje kallëzim, pasi në datë 01.05.2024, në aplikacionin Viber, e ka kontaktuar një person me emrin *Taulant Balla, i cili fillimisht i ka dërguar mesazh dhe më pas e ka telefonuar 2 herë nëpërmjet Viber, por nuk i është përgjigjur pasi nuk dinte ta përdorte Viber. Më pas kontakti me emrin “Taulant Balla” (+355683878***), i ka dërguar mesazh duke i thënë “¡am në nje drekë”, “ma mbaron një porosi”, “do kaloj një miku andej jepja 100 mijë euro dhe rregullohemi”. Flaumri i ka kthyer mesazh duke i thëne “Ok”, “të flasi me mua” Kontakti “Taulant Balla”, i ka kthyer duke i thënë “ok po telefonon pas pak”. Kjo bisedë ështē zhvilluar rreth orës 14:00 me anë të mesazheve. Më pas Flamuri ka komunikuar me telefon me një shtetas i cili posedonte numrin e telefonit 0683649192 dhe i ka thënë se po e priste në Librazhd, ndërsa ai ia ka kthyer duke i thënë se vonohej se kishte punë në Elbasan, ku më pas nuk u komunikua më me këtë shtetas pasi fiku telefonin. Rreth orës 17:00 po i njëjti kontakt me emrin *Taulant Balla, i ka dërguar përsëri mesazh duke i thënë “u lidhe me të”, Flamuri iu përgjigi duke i thëne “po po e pres po vi unë në Tiranë” dhe ndërkohë ai iu përgjigi duke i thënë “faleminderit, nga e diela të bëjë telefon, hajmë ndonje drek”, thuhet në dosje.

Disa ditë pasi ka dorëzuar paratë bisnesmeni ka kuptuar se është mashtruar dhe i është drejtuar policisë për të bërë kallëzimin. Policia ndaloi fillimisht shtetasin Kristian Përndoj, shoferin e taksisë që mori paratë, por më pas e ka liruar.

“Isha taksist, erdha në Tiranë nga Lezha dhe mora nga Flamur Rrushi çantën. E pyeta fillimisht nëse është gjë e paligjshme dhe më tha jo. Kur ia dhashë çantën, më dha 100 euro”, deklaroi Përndoji.

Dyshohet se dhe Përndoj është përdorur nga Florian Gjergji, personi që fshihet pas kësaj skeme mashtruese.

Gjergji këtë skemë e ka përdorur edhe në 8 raste të tjera duke përdorur aplikacionet Signal dhe Viber, emrat e zyrtarëve të lartë si Edi Rama, Erion Veliaj, Ermal Dredha e Rakip Suli si dhe disa ministrave të tjerë.

Related Posts

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…
Shkencë & Jetë

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit
Sociale & Shoqëri

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë
Sociale & Shoqëri

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025
Next Post
Në këtë ditë, filloi pushtimi më i madh tokësor në historinë e njerëzimit

Në këtë ditë, filloi pushtimi më i madh tokësor në historinë e njerëzimit

Katër vende arabe, në shërbim të Izraelit dhe duke shpëtuar ekonominë e tij

Katër vende arabe, në shërbim të Izraelit dhe duke shpëtuar ekonominë e tij

Shok për turistët në ishullin e famshëm italian

Shok për turistët në ishullin e famshëm italian

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni