Një çift i martuar të cilët kanë sëmundjen e Alzhaimerit, janë të dashuruar së bashku prej 50 vjetësh, ndonëse ka ditë që nuk e njohin njeri- tjetrin. Chris dhe Hilary Warren, kanë tre fëmijë së bashku.
Ata janë diagnostikuar nga sëmundja e harresës disa vite më parë, por në gjendje më të rënduar është Hilary e cila rrallë herë e njeh burrin e saj, por që vazhdon ta mbajë për dore gjithmonë.
“Nëna dhe babai im, janë shpirtra binjakë dhe për këtë nuk kam dyshim. Nëse unë dhe gruaja ime do të kishim vetëm gjysmën e lumturisë së tyre, unë do të isha i lumtur”, shprehet djali i tyre, James Warren.
Ai tregoi se prindërit e tij, ndonëse nuk mund ta njohin njëri- tjetrin tërë kohën, janë shumë të lumtur kur janë pranë.
“Është shumë e vështirë të merresh një buzëqeshje nga babai im, por mënyra e vetme ;për t’ja rrëmbyer atë, është kur ai është pranë nënës”./tesheshi.com/