Kryebashkiaku i pabetuar i Himarës, njëherësh pas hekurave, Fredi Beleri, u vizitua në qeli nga deputeti grek i Partisë Demkracia e Re, Angelos Syrigos.
Ky i fundit tha se mbajtja e Belerit në qeli dhe moslejimi për t’u betuar si kryebashkiak, janë në shkelje të ligjit. Sipas tij nuk është e drejtë të mos betohet pasi shkel të drejtat civile.
“Nuk është e kuptueshme për ne se një person që është zgjedhur kryebashkiak nuk mund të shkojë të bëjë betimin në zyrën e tij”, tha politikani nga Athina.
Ai gjithashtu paralajmëroi se për Shqipërinë do të ketë pasoja nga kjo
“Kjo do të shkaktonte dëmtim të dy vendeve tona. E para është shteti ligjor dhe presupozimi i pafajësisë për një kryetar që është zgjedhur kryetar bashkie. Kjo gjë mund të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha deputeti grek. /tesheshi.com/