Amerikanët e kanë përforcuar bindjen e tyre se kanë qenë rusët ata të cilët qëlluan mbi autokolonën me ndihma të OKB-së në Alepo, ku humbën jetën dhe 20 civilë.
Një prej oficerëve më të lartë, gjenerali Joseph Dunford, tha se tashmë nuk ka më asnjë dyshim për të se Rusia është përgjegjësja e atij sulmi, të cilin ai e quajti “mizori të papranueshme”. Argument sipas tij ishet fakti se dy avionë luftarakë rusë kanë qenë të pranishme mbi zonën ku ndodhën edhe sulmet, e që pranë tyre janë parë edhe avionë qeveritarë sirianë.
Po ashtu, gjenerali, i cili raportoi përpara Komitetit për Shërbimet e Armatosura në Senat, ceku dhe çështjen e mbështetjes ndaj një grupimi kurd, që është dhe mospajtueshmëria më e madhe me Turqinë si aleate. Dhe fjala ëshët për armatosjen e atyre që konsiderohen kurdët sirianë në luftë kundër ISIS-it.
“Ata janë partnerët tanë më efektivë në terren”, tha Dunford për grupin opozitar të njohur prej tyre si “Forcat Demokratike Siriane”. Por ai pranoi si “shumë të vështirë” menaxhimin e balancave mes mbështetjes së kurdëve dhe përballjes me kundërshtimin e vendosur të qeverisë turke ndaj kësaj mbështetjeje, pasi Ankaraja i sheh kurdët si një kërcënim serioz shumëpërmasor. /tesheshi.com/