Dashuria e nënës është arma më e mirë dhe më e fortë që çdo fëmijë ka. Më e sinqerta dhe më e zgjatura dashuri, ndjenja që nëna tregon ndaj fëmijës i bën njerëzit të rriten në një mënyrë më të mirë.
Këtë e tregon një kërkim i realizuar në Washington University, sipas së cilit, një fëmijë që rritet i rrethuar nga dashuria ka mundësi më të mëdha për të rritur kapacitetin e trurit në përmasa dhe shpejtësi. Nënat që sillen në mënyrë më të dashur i bëjnë fëmijët që të jenë më inteligjentë, në krahasim me nënat e tjera që kanë sjellje disi më të ftohtë.
Fëmijët me nëna që e shprehin më pak dashurinë, nuk arrijnë ta fitojnë këtë mungesë as në moshë më të rritur, duke ngelur kështu një hap pas të tjerëve. /tesheshi.com/