Një grup studentësh në Prishtinë, të indinjuar me provokimet e vazhdueshme të Serbisë kanë ndërmarrë një aksion simbolik pranë kishës ilegale ortodokse serbe që gjendet në kampusin universitar, me ç’rast kanë ekspozuar fotografi të krimeve të luftës dhe masakrat të cilat i kanë kryer kriminelët serbë gjatë luftës.
Studentët protestues kanë thënë se ndalimi i Haradinajt në Francë, provokime me trenin, mbajtja e liturgjisë nga pelegrinët serb në Kishën ortodokse, i kanë shtyrë të reagojnë.
“Në si studentë kemi vendosur që t’i ekspozojmë fotografitë e krimeve dhe kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë”, ka thënë njëra nga protestuesit.
Megjithatë, raportohet se studentët janë penguar nga policia e Kosovës për t’i vendosur fotografitë e masakrave në objektin kishtar. /tesheshi.com/