Një djalosh 5-vjeçar nga Indonezia u ka ikur prindërve të tyre nga ka hipur në çatinë e një spitali, pasi refuzonte që të mbaronte procedurë e cirkumcisionit (synetllëkut).
Djaloshi iu shmang me vrap prindërve dhe u ngjit aty ku qëndroi për dy orë. Doktoresha që ishte e caktuar për ta kryer ndërhyrjen tha se nuk kishte parë diçka të tillë në gjithë karrierën e saj si kirurge e fëmijëve.
“Kam ndërhyrë për cirkumcision te mijëra fëmijë, por asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë”.
Prindërit e djaloshit nuk kanë guxuar ta ndjekin të birin e frikësuar, pasi mendonin se në përpjekje për t’iu shmangur ai mund të binte poshtë.
Kështu, u desh një “taktikë psikologjike nga jashtë”, ku prindërit thirrën mësuesin me të cilin djaloshi kishte raporte shumë të mira.
Ai u bind si “me magji”, duke zbritur shëndosh e mirë dhe duke ecur vet në drejtim të shtratit mjekësor për të kryer procedurën, pa pasur nevojë të përdoret aspak forcë. /tesheshi.com/