Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Skenarët e numrave të 11 qershorit: Albin Kurti si Zoran Zaev?

by te Sheshi
12/06/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Skenarët e numrave të 11 qershorit: Albin Kurti si Zoran Zaev?

Qeveria e re e Kosovës duket se do të varet nga mbi 15 mijë votat e diasporës që do të numërohen në fund.

Siç po shihet, koalicioni që kandidon Ramush Haradinaj si kryeministër nuk i ka votat për të formuar qeverinë dhe një marrëveshje në këto ditë e Albin Kurtit me LDK-në dhe partitë e pakicave, mund ta kthejë ish-liderin e Vetëvendosjes në “Zoran Zaevin” e Kosovës, që sipas këtij modeli të arrijë të formojë qeverinë e re.

Nga konfigurimi i deritanishëm, koalicioni që mori shumicën relative të votave, PAN, pra PDK-AAK-Nisma i është afruar kuotës së 220 mijë votave dhe gjasat janë të arrrijnë numrin e 40 deputetëve.

Por kjo është shifër totalisht e pamjaftueshme për të formuar qeverinë e re, edhe nëse llogariten 20 deputetët e pakicave, ku Lista Srbska, do të ketë në dorë gjithçka.

Lëvizja Vetëvendosje i afrohet numrit të mbi 32 deputetëve dhe LDK-ka rreth 24-25 deputetë.

Votat e diasporës kanë rëndësi të madhe tani që janë numëruar rreth 91% e votave brenda Kosovës, pasi ata kanë gjasa që të japin një konfigurim të ndryshëm, ku perceptohet nga sondazhet se shumica e tyre shkon drejt Vetëvendosjes.

Nëse ndodh kjo, pra që shumicën e votave të diasporës ta marrë Albin Kurti, atëherë koalicioni Haradinaj, Veseli e Limaj nuk do të arrijnë numrin “40 deputetë” dhe mazhoranca qeverisëse nuk sigurohet. Afrohet kështu mundësia e artë për Albin Kurtin që nëse dështon Haradinaj të formojë qeverinë, t’i kërkohet presidentit Hashim Thaçi të që krijojë ekzekutivin e ri.

Nëse e merr Albin Kurti, ky i fundit mund t’i kërkojë LDK-së që të bashkëpunojnë për qeverinë e re dhe kështu arrihen lehtësisht numrat dhe mund të kemi një pushtet Vetëvendosje-LDK.

Këto dy forca kanë bashkëpunuar pak së bashku pas zgjedhjeve të 2014-s, atëherë kur u bënë bashkë kundër Hashim Thaçit por që më pas Mustafa shkoi drejt koalicionit të madh me LDK-në.

Veton Surroi, publicisti i njohur ka bërë thirrje për një koalicion kundër “Klanit Pronto” pra për një bashkim Vetëvendosje-LDK.

“Ky është përvjetori më i rëndësishëm i çlirimit deri tani.  Dje u manifestua vota evropiane e qytetarëve të Kosovës.  Shumica kritike e qytetarëve të Kosovës, të prirë nga fryma e parimësisë dhe vendosmërisë së Vetëvendosjes, u deklaruan dje për çlirimin e vendit nga kapja e Klanit Pronto. Mbi gjysma e vendeve të Parlamentit të Kosovës do të mbushen me deputetët e një partie socialdemokrate evropiane dhe të një partie a koalicioni konservator (popullor) evropian. Qeverisja evropiane mund të ndërtohet që nga këto zgjedhje, me synim të shtetit të së drejtës , atij social dhe zhvillimor”, shkruan Surroi në postimin e tij.

Këtë tezë mbështet edhe Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës. Por gjasa ka që gjërat të lëvizin edhe brenda koalicionit PAN.

Nëse kuptohet që koalicioni nuk arrin shumicën për qeverinë e re apo numrin e duhur, të paktën mbi 45 deputetë, atëherë Fatmir Limaj ka gjasa t’i rikthehet bashkëpunimit me Vetëvendsjen dhe të japë deputetët e vet për një qeverisje mes Kurtit, Limajt dhe Isa Mustafës, duke pasur në grup edhe Behgjet Pacollin.

Skenari i aleancës së Haradinajt me deputetë të veçantë të Vetëvendosjes dhe LDK-së bie, pasi çdo lëvizje do të digjej që në fillim me kompaktësinë që ka Vetëvendosje; ndërkohë që LDK duket se e ka bërë të qartë se do të nisë një udhëtim opozitar nëse mbyllen lojrat nga “Krerët e Luftës”.

Megjithatë nuk është kaq e thjeshtë. Manovra e Kadri Veselit për t’u larguar nga qeveria me LDK-në dhe për të shkuar në zgjedhje me një aleancë me Limajn dhe Haradinajt doli e pavlerë, pasi PDK mori shumë më pak vota se Hashim Thaçi në vitin 2014, vota që dukshëm i ka marrë Vetëvendosje.

Dhe leximi politik i 11 qershorit të Kosovës duket i qartë. Elektorati nuk i ka dhënë Ramush Haradinajt shumicën e qartë për të qeverisur dhe nguti për zgjedhje të parakohshme qëlloi e pavlerë.

Në leximin e rezultatit duhet marrë parasysh edhe votat e mëdha të pavlefshme, 50 mijë të tilla, të cilat sipas kryetarit të partisë “Fjala”, kanë qenë vota për këtë forcë politike.

Kur këto 50 mijë vota, një numër shumë i madh që nxjerr më shumë se 5 deputetë në Kuvend të shqyrtohen në KQZ, ka gjasa që gjithçka të riformulohet dhe mund të përmbysen shifrat aktuale.

Por të gjithë skenarët  që diskutohen kanë një rezultante: Ramush Haradinaj dhe koalicioni PAN nuk ka marrë votat e plota për të qeverisur vendin. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…
Bota & Rajoni

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan
Shkencë & Jetë

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Next Post
Mos e përdorni uthullën e mollës nëse jeni duke marrë këta mjekime

Mos e përdorni uthullën e mollës nëse jeni duke marrë këta mjekime

“Republika e re” e Bashës nis nga anulimi konçensioneve

“Republika e re” e Bashës nis nga anulimi konçensioneve

BE kusht Shqipërisë, Hahn: Ndëshkoni politikanët e korruptuar që të anëtarësoheni!

Lunaçek e Hahn: Qeveria e Kosovës të formohet sa më shpejt

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni