Studimet e reja kanë provuar se një asteroid parahistorik ka zhdukur nga toka dinozaurët.
Studimi tregon se 93% e specieve të gjitarëve u zhdukën nga përplasja më shumë se 66 milionë vjet më parë. Shkencëtarët e Universitetit Bath kanë shqyrtuar të dhënat fosile, ku treguan se ndikimi ishte shumë më i rëndë se sa besohej deri më tani.
Sipas hulumtimeve disa prej specieve të rralla u zhdukën menjëherë e përparojë mbetën shumë pak fosile pas.
“Llojet që janë më të rrezikuara të zhduken, janë ato të rrallat dhe për shkak se janë të rralla, fosilet e tyre kanë më pak të ngjarë që të gjenden”, tha Dr Nick Longrich.
Ai shtoi se speciet që tentojnë të mbijetojnë janë më të zakonshme dhe të dhënat fosile janë në favor të tyre . /tesheshi.com/