Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si u zbulua alfabeti origjinal i “Anonimit të Elbasanit”

by te Sheshi
19/09/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Si u zbulua alfabeti origjinal i “Anonimit të Elbasanit”
6
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

Dorëshkrimet e para të shqipes me alfabet orgjinal të harruara në arkiva

Dhimitër Shuteriqi: Papa Totasi nga Valshi, alfabeti në Polis, autori mendohet Bogomili

 Robert Elsie: Dorëshkrimi, përkthimi i parë e letërsisë ortodokse shqipe

 Dorëshkrimi me alfabetin e veçantë që u pagëzua me autor “Anonimi i Elbasanit” u dorëzua në arkiva rreth vitit 1949 dhe ndër studiuesit e parë  të tij ka qenë Dhimitër Shuteriqi.

I vetmi ndër emrat e dëshifrueshëm që përmban kapaku i dorëshkrimit dhe që i përshtatet të njëjtës bojë si shkrimi, është ai i Papa Totasit si autor i tekstit. Dorëshkrimi është vendosur në shekullin e XVII dhe mendohet se është produkt i shkrimeve gjatë shekujve të herezive të mëdha ballkanike që u njohën me emrin “Bogomilizmi”.

Ky dorëshkrim është më i vjetër se fjalori i Dhaskal Todrit dhe fakti që e konfirmon këtë gjë, sipas studiuesve është gjuha e përdorur e cila është më e vjetër se ajo e Tod’hrit.129366

Dhimitër Shuteriqi gjurmoi autorësinë e këtij dorëshkrimi duke kërkuar edhe në kodikë, dokumente të vjetra të autorëve elbasanas, etj.

Origjina e dorëshkrimit u zbulua nga Shuteriqi vetëm në vitin 1956 nëpërmjet një marangozi elbasanas në Kala, Ilia Spiro Xhufka. Xhufka ka dëshmuar se dorëshkrimin bashkë me disa libra të vjetër, Losh Papamihali, shok i Kristoforidhit, e kishte blerë një shekull më parë nga një fshatar prej Polisi i quajtur Haxhi Tarushi dhe, sipas Xhufkës, ky dorëshkrim ishte i kohës kur Polisi nuk ishte myslimanizuar ende.

Në rrugëtimin e dorëshkrimit tregon më tej marangozi, kur vdiq Loshi ia besoi dokumentet të nipit, gjykatësit Spiro Xhufka, dhe më vonë një pjesë e tyre përfunduan në duart e Lef Nosit, arkiva e të cilit u sekuestrua dhe u dërgua në arkivën e ish-Institutit të Shkencave. Askush nuk mundi ta deshifronte në atë kohë dorëshkrimin që përmban një fjalor origjinal të Shqipërisë së Mesme.

Kisha e Shën e Premtes në Valësh të Elbasanit
Kisha e Shën e Premtes në Valësh të Elbasanit

 Kush ishte Papa Totasi

Shqipja e dorëshkrimit të “Anonimit të Elbasanit” i çoi studjuesit në jug të Shkumbinit, në kryeqendrën e moçme të Shpatit, Valësh, ku ka rrënjët fisi Tatoshi. Në Valësh qysh më 1906 një mbishkrim i kishës së Shënkollit ruan emrin e një parie të vendit “Kolia Tata” dhe emri “Totë” tregon priftin.

Krahina e Shpatit është vizituar dikur edhe nga Polisi, ku viset Shpata dhe Araniti bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Në të gjithë zonën islamizimi është arritur me vështirësi, ndërsa në Shpat islamizimi u arrit pjesërisht. Pra dorëshkrimi është gjetur në Polis ndërsa prejardhja e Papa Totasit mendohet nga Valëshi i Shpatit.

Çfarë përmban dorëshkrimi

Dorëshkrimi, sipas studiuesit Injac Zamputi ka një shtresë të dialektit toskë dhe kjo është veta e tretë njëjës “është” duke mos dalë në trajtën gege “asht” ose “ashtë”.

Gjithashtu, trajtat e “Anonimit” dhe Todhrit janë krahasuar  dhe ndryshojnë midis tyre megjithëse këto ndryshime konsiderohen të pakta. Nga krahasimi me elbasanasishten jugore del se bëhet fjalë për të folmen kalimtare por të lidhur me elbasanishten.

Në përfundim, Shuteriqi thotë se dorëshkrimi i  “Anonimit” apo Papa Totasit është në një gegërishte të vjetër.  Por, edhe pse është identifikuar Papa Totasi, mendohet se dorëshkrimi është i Theodhor Bogomilit dhe Papa Totasi ishte vetëm pronari i këtij dorëshkrimi. “Bogomil” ka kuptimin e heretikut. Në Polis dhe Mirakë, ekzistonte sekti i quajtur gregorian që njihet si skuta e fundit e heretizmit dhe njihet edhe si kryqendra e Gjergj Aranitit. Dorëshkrimi i “Anonimit të Elbasanit” njihet si i pari dorëshkrim i vjetër në shqip për shqipërinë e mesme dhe me një alfabet krejt origjinal.

Robert Elsie për dorëshkrimin e “Anonimit të Elbasanit”elsiefoto

Dokumentimi i shkrimit të shqipes në Elbasan përmes alfabeteve të veçantë lokalë përfaqësohet nga dorëshkrimi i Anonimit të Elbasanit (Papa Totasit), përfaqësuar nga përkthime të pjesëve të katër ungjijve. I shkruar me një elbasanishte shumë më të vjetër se alfabeti i Dh. Todrit, me një alfabet origjinal që përbëhej nga 40 germa ku si bazë kishte alfabetin glagolitik . Ekzistenca e një dokumenti të tillë dhe përpjekjet për krijimin e alfabeteve të gjuhës shqipe në Elbasan, janë tregues i faktit se shkrimi i shqipes kishte kohë që kishte filluar. Kështu, në dorëshkrimet që i përkasin Divanit të Nezimit gjendet edhe një vjershë e një pashai elbasanas(Sulejman Pashë Elbasani) që i përket gjysmës së dytë të shek. XVIII. Pashai në fjalë mendohet se i përket familjes së Vërlacëve dhe mbante titullin Vezir. Gjithashtu në Elbasan përmenden gjithashtu edhe emrat e disa bejtexhinjve sikurse ishte Ibrahim Pasha në shek. XVIII dhe Faik Duhanxhiu në shek. XIX.

11027985_699614923500225_5315453279911460811_n

Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve, i njohur deri tani thjesht si Anonimi i Elbasanit, është një dorëshkrim i vogël dhe i vetëm që ruhet në Arkivin e Shtetit në Tiranë. Ky dorëshkrim 10 x 7 cm. me një rëndësi historike përmban 30 fletë në të cilat gjëndet teksti më i herët shqip i shkruar me një alfabet origjinal. Me përjashtimin e tekstit të shkurtër të Ungjillit të Pashkëve të shekullit pesëmbëdhjetë, Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve është vepra më e vjetër e letërsisë orthodokse shqiptare dhe në të njëtjën kohë përkthimi i parë orthodoks i Biblës. Faqet e përkthimeve biblike në dorëshkrimin elbasanas përmbajnë 6.113 fjalë të shkruara në një alfabet prej 40 gërmash: tridhjetë e pesë gërma të zakonshme dhe pesë gërma të rralla. Me gjithë se disa gërma të kujtojnë alfabetin grek, shumica e gërmave të këtij alfabeti duket të jenë krijime të reja pa ndikim të gjuhëve dhe të alfabeteve të popujve fqinjë. Alfabeti i Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve i përshtatet mirë gjuhës shqipe. Mund të thuhet madje se ai i përshtatet më mirë se alfabeti shqip i sotëm. Me pak përjashtime, alfabeti i Elbasanit përdor një gërmë për çdo fonemë. Ka tre gërma për g (nga të cilat, dy gërma u përdorën vetëm për fjalë të huaja greke), dhe ndryshimi midis r dhe rr dhe midis l dhe ll bëhët me anë të një pike mbi gërmën përkatëse. Një pikë mbi d krijon nd. Në përgjithësi, sistemi grafik i Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve është i qartë dhe i mirë-konceptuar nga krijuesi i tij. Në kapakun e Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve  gjëndet një vizatim dhe afër dymbëdhjetë fjalë, emra vetiakë siç duket, të shkruar me një alfabet  i cili ndryshon krejtësisht nga alfabeti i dorëshkrimit. Nuk është i deshifruar akoma, me gjithë se një përpjekje është bërë nga shkencëtari elbasanas Dhimitër Shuteriqi”, shkruan ndër të tjera albanologu gjerman Robert Elsie. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?
Ekonomi

Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?

08/05/2025
Next Post
Gjendet një qen i varur në Vlorë, gazetari akuzon shtetin për indiferencë

Gjendet një qen i varur në Vlorë, gazetari akuzon shtetin për indiferencë

National Geographic Magazine u dhuron: foto të mahnitshme nga Haxhi i viti 1953

National Geographic Magazine u dhuron: foto të mahnitshme nga Haxhi i viti 1953

Nga Ina PANAJOTI*: Si mund të hapim një erë të re për Greqinë

Nga Ina PANAJOTI*: Si mund të hapim një erë të re për Greqinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një anë e errët e Papës së ri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025
BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

09/05/2025
Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni