Përbërësit:
300 g domate
një dorë rukola
1 spec i kuq
1 thelb hudhër
2 kungulleshka
1 trangull
1 limon
pak kripë dhe piper i zi
2 gota ujë të ftohtë
pak borzilok
Përgatitja:
Pastroni specin nga farat, qëroni trangullin e hudhrën dhe së bashku me perimet e tjera vendosini në një blender. Shtoni kripë, piper, lëngun e limonit dhe ujin.
Bluajeni derisa të përfitoni një krem të trashë. Filtrojeni kremin me një sitë.
Shërbejeni me bukë të thekur, vaj ulliri ekstra të virgjër sipër dhe gjethe borziloku./tesheshi.com/