Ne nuk ju çojmë dot me pushime, por do ju japim disa këshilla, sesi të motivoheni në punë, kur e vetmja gjë që bëni është të mendoni për pushimet.
Mësoni ta “zbutni” hidhërimin e humbjes
Sa më pak ta dramatizoni gjendjen pas një humbjeje apo dështimi, aq më shpejt do ta merrni veten dhe do arrini suksesin.
Praktikoni teorinë e vrapimit dhe nxitimit
Pas një dite të lodhshme, lëreni te parkuar makinën dhe shkoni nxitimthi me këmbë te takoni shoqet. Po i morët gjerat me përtesë do vazhdoni të jeni të mërzitur. Me të njëjtin vrull duhet edhe te qëroni një banane, të hiqni rrobat, etj.
Rrethohuni me bimë
Sipas shkencëtareve bimët kanë aftësinë të tërheqin vëmendjen dhe përqendrimin tonë. Falë tyre ambienti bëhet më stimulues, lodhja pakësohet dhe performanca është më e mirë.
Thyeni rekorde
Në punë dhe kudo rutina iu ka ardhur në majë te hundës? Analizoni punën që keni bërë deri me tani dhe mundohuni të bëni edhe më tepër.
Shiheni veten si “shef”
Në këtë mënyrë do jeni më dinamikë dhe do e keni më të thjeshtë të negocioni për detyrën apo punën e re qe do iu kërkohet.
Frymëzohuni nga një “hero” i juaji
Gjeni edhe ju heroin tuaj, real apo imagjinar, te famshëm apo jo dhe do e shihni që do motivoheni me tepër e do keni më shumë forcë për të ecur përpara./tesheshi.com/