Konsumimi i çokollatës së zezë me përmbajtje mbi 72 për qind kakao rrit qarkullimin e gjakut si dhe përmirëson dukshëm shikimin.
Një studim i publikuar nga Rosenberg School of Optometry në SHBA, tregon se çokollata e zezë përmirëson shikimin te mbi 70 për qind e njerëzve.
Çokollata e zezë është e pasur me flavanol, një antioksidues i rëndësishëm.
Inflamacioni është përgjegjës për shumicën e ndryshimeve degjeneruese të ndërlidhura me gjendet e ndryshme kronike përfshirë sëmundjet e zemrës, Alzheimer dhe kancerin.
Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se flavanol gjithashtu përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru dhe sistemin kardiovaskular në afat të shkurtër, por shumë pak hulumtime janë bërë për efektet e tij në shikimin e njeriut.
Çokollata e zezë ka tetë herë më shumë flavanol sesa qumështi me çokollatë.
Dy orë pas ngrënies së çokollatës personat që ishin pjesë e studimit u testuan për aspekte të shumëfishta të shikimit, duke përfshirë kontrastin, perceptimin e ngjyrave, dhe efektet e zbehjes.
Më shumë se 70 për qind e pjesëmarrësve kishin përmirësim në shikim pasi hëngrën çokollatën e zezë në krahasim me ata që kishin pirë qumështin me çokollatë./tesheshi.com/