Tashmë është e qartë se çfarë rruge po ndjek Lulzim Basha por edhe ideologët e opozitës që prej instalimit të çadrës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Është një rrugë e re politike që thuajse nuk ka pak lidhje me PD-në klasike, pra strukturën organizative dhe elektorale të së djathtës shqiptare në 25 vjet pluralizëm.
Në fakt dukej që prej vitit 2015 që Lulzim Basha po prodhonte në tavolinë një inxhiniering të ri politik dhe elektoral për të hyrë në terrenin politik shqiptar.
Një inxhiniering i cili duket pak alien, por që në fakt ka vetëm një lidhje me PD-në e vitit 1990: frontin shumëngjyrësh të ideve, interesave, përfaqësimit por edhe konceptit politik.
Realisht nuk është hiç shpikje e re, por një eskperiment që provohet prej vitesh në politikën europiane dhe që gjeti bujshëm shtratin e saj në Amerikën e madhe të Donald Trump, i cili u konsakrua Presidenti i 45-të i SHBA.
Silvio Berlusconi ishte një lloj revolucionari in primis i këtij zhvillimi që i ndjeri Giovani Sartori e cilësoi gjenialitet në zbatimin në praktikë të ideve që Benedeto Croce e Benito Musolini zbatuan tek Lëvizja e madhe e fashiove që arritën të sjellin një “Republikë të Re”, pavarësisht se bashkëjetuan me Monarkinë e lodhur të Victore Emanuelit.
Silcio Berlusconi, kur formoi Forza Italia-n në vitin 1993 thoshte se partia është një autobuz idesh ku në të hipin e zbresin ata që bashkojnë interesat e tyre.
Dhe interesi i njerëzve të Berluskonit në fundin e Republikës së Parë italiane ishte pikërisht sjellja në pushtet e Il Cavaliare-s.
Një ekip me sociologë, profesorë, juristë e ekonomistë ngritën fabulën e një lëvizje të re që brenda saj gruponte gjithçka, që nga e majta esktreme e “Titti la Rosa” apo e Gianpiero Mughinnit deri tek nostalgjikët jo klasikë të Il Duce-s.
Ideja e Berluskonit pati efekt sepse arriti të marrë mesin e shoqërisë rreth vetes që nuk e gjenin veten tek politika klasike apo partitë konvencionale, pasi në një mënyrë apo tjetër e gjenin veten jashtë.
Berlusconi qëndroi për 25 vjet si zgjidhje thelbësore por u shkërmoq më pas pasi nuk kishte themele të forta por vetëm një superstrukturë.
Por rënia e Berlusconit prodhoi klonimin e tij që është Beppe Grillo, një komik që ngriti sërish një lëvizje-autobus pas një bazë politike.
Ishte kjo filozofi që u mor nga Tsipras-i në Greqi, Podemos në Spanjë, UKIP në Britaninë e Madhe dhe që natyrisht u shfrytëzua nga forca margjinale si Lega Nord apo Fronte Nationale që tani kanë gjasa të kthehen në grupime alternative.
Kjo frymë u eksperimentua në gërmë dhe në frymë në SHBA dhe solli një lëvizje trashedenciale si ajo e SHBA që përfaqëson qeverisjen e multimiliarderëve që mbrojnë interesat e punëtorëve të fabrikave të Ëisconsinit.
Lulzim Basha, që në garën e zhvilluar në verën e vittit 2013 me të ndjerin Sokol Olldashi e pa që nuk e kishte me vete PD-në klasike.
Jo vetëm që nuk ngjiti por që në bazën demokrate kishte nisur të sendërtohet një vetëdije e re politike që dilte jashtë interesave të gardës së vjetër; e vënë re kjo që tek lotët që u derdhën në selinë blu me dorëheqjen e Sali Berishës.
Përveç qarjes reale të disa njerëzve me emocione të lidhura meddoktorin, qarja më dominante ishin lotët e krokodilit të shpurës administrative të selisë blu, që lëviz normalisht për një rrogë apo vend pune.
Por ishte një pjesë e fortë e PD-së që jo vetëm nuk qau por mblodhi veten menjëherë për të krijuar një projekt politik rrotull Sokol Olldashit.
Ndërsa Lulzim Basha, natyrisht me Sali Berishën në krah dhe mbi kokë, e shtypi që në djep këtë lëvizje.
Jo rastësisht u zhduk apo po zhduket një grupim politik që përfaqësohet nga PD-ja e vjetër e grup-seksioneve e që përfaqësohej me Jozefina Topallin në Shkodër, Osman Metallën në Durrës, Kristo Çipën në Himarë, Ridvan Boden në Korçë; por edhe Astrit Patozin, Majlinda Bregun etj.
Në selinë e re të PD-së që u zhvendos në ish-shtëpinë e ushtarakëve u ngrit një establishment i ri që kishte dy fryma: njëra me Arben Ristaninn dhe Enno Bozdon e tjetra me një aradhë njerëzish që lëviznin jashtë selisë blu, por që ishin shpirtëra të shkëputur nga PD-ja e që me Lulzim Bashën i bashkonte një ide: urrejtja apo antagonizmi ndaj Edi Ramës.
Këto zëra u atashuan në radhë të parë në portalet luksoze që financohen nga familja e Sali Berishës.
Andi Bushati, Fatos Lubonja, Dritan Hila por edhe të tjerë idnividë që vinin nga kundërshtimi i hershëm i Berishës e që me Ramën tashmë nuk i bashkonte asgjë dhe që nisën luftën për ta përmbysur, kanë nisur një rrrugëtim për të sendërtuar një forcë të re, quaje edhe opozitare, e cila vjen jo si një lëvizje që duket se kujtesën politike apo koherencën nuk e ka si bazë dialektike, por si një justifikim për të vepruar kundër një rryme historike që solli në pushtet Edi Ramën dhe të majtën në vitin 2013.
Kjo forcë politike larushane sot nuk ka një bazë ideologjike dhe është fshehur në “Republikën e Re” që përveç Agron Dukës dhe Vangjel Dules, apo Nard Ndokës, ka si mbështetje në radhë të parë lobingjet që kanë prapa këto përfaqësues apo grupe interesash.
Në radhë të parë lobi grek që kërkon Himarën dhe tenton të mbysë nismën për Çamërinë ka marrë të drejtë qytetarie në PD dhe kjo u pa dukshëm në largimin e dhunshëm të elementit shqiptar në PD-në e Himarës.
Lobimi i interesave të klanit Duka synon të rimarrë Durrësin e humbur me anë të makinacioneve të vjetra që i praktikuan në vitet 2001 dhe 2003 por që ja rrëzoi Sokol Olldashi në vitin 2005.
Brenda ka edhe të majtë apo ish-të majtë, siç e tha këtë të martë dhe Basha në fjalimin e paradites.
Një përkrahës i fortë i kauzës së çadrës është edhe Andis Harasani, një ish-deputet i Edi Ramës dhe Fatos Nanos, që sot jeton në Manhatan të SHBA.
Zoti Harasani shkëlqen me tekstet e shkurtëra në rrjetet sociale ku jo vetëm kritikon Edi Ramën por thumboi edhe gjermanët që sulmuan Bashën. Madje është
bashkuar edhe me korin e ashtuquajtur “trumpistë në PD” por që janë zvenitur së fundi.
Në këtë ambjent janë shtuar natyrisht edhe grupi i Andi Bushatit, Fatos Lubonjës, Armand Shkullakut, por edhe disa grupimeve të tjera në shoqëri, të cilat po profilizoheen më shumë në supestrukturë, në frymë e opinion publik por jo në terren, pasi si të tilla kërkojnë struktura.
Ndaj nuk është gati për zgjedhje, për përpballje elektorale pasi lëvizja nuk u bë kurrë. Edhe pse shkriu gjithë degët në rrethe, nuk u bë zëvendësimi i tyre me grupimin e ri.
Ideja e Bashës ishte që gjithçka të bëhet pas zgjedhes së deputetëve që do t’i mbivendosnin strukturave lokale që dështuan të japin rezultat në zgjedhjet e 21 qershorit 2015.
Dhe në këtë lëvizje u përfshinë shumë lobingje, madje edhe shtete të ndryshme fqinje që jo vetëm duan të rrëzojnë Edi Ramën por e shpallën edhe kohën se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
Megjithatë, e gjithë kjo lëvizje që po tenton të ndërtojë Lulzim Basha është në hije, pa ndonjë plan transparent por që ashtu si çadrën para 18 shkurtit e mban të fshehur dhe çdo ditë nxjerr diçka, si asi nën mëngë me shpresën se mund të ngjisë supriza por jo ideja apo vizioni politik mbi të ardhmen; një lëvizje politike që ende nuk ka krijuar një shtrat por që u entuziazmua shumë nga zgjedhja e Donald Trump, ndaj dhe Basha shpalli MAGA-n shqiptare pra Make Albania Great Again.
Me hallet e Donald Trump-it duket se MAGA nuk fitoi terren, por që sytë e veshët janë drejtuar në Francë me Le Pen-in dhe në Itali me Grillon.
Të paktën nëse fiton Le Penn, çadra do të merrte një hov më të madh, si për t’i kthyer shuplakën që Angela Merkel lëshoi dje në Tiranë nëpërmjet kolegut të saj-rival, Sigmar Gabriel… /tesheshi.com/