Një 76-vjeçar që besohet të jetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë ka vdekur në shtetin indian të Mizoram.
Ziona Chana ishte udhëheqësi i një sekti fetar që praktikonte poligaminë dhe ai vdiq të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.
Lajmi u konfirmua nga kryeministri i shtetit të Mizorama, Zoramthang, i cili u shprehu ngushëllimet familjarëve në Twitter. Chan thuhet se vuante nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.
Mjekët i thanë agjencisë së lajmeve PTI se gjendja e tij u përkeqësua ndërsa ishte në shtëpinë e tij në fshatin Baktawng Tlangnuam. Ai u dërgua në spital të dielën në mbrëmje, ku u shpall i vdekur kur mbërriti.
BBC shkruan se është e vështirë të thuash me siguri nëse Chana ishte me të vërtetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë, duke qenë se ka edhe të tjerë në botë që pretendojnë titullin.
Në të njëjtën kohë, është e vështirë të vlerësosh me saktësi numrin e anëtarëve të familjes. Të paktën një raport thotë se ai ka 39 gra, 94 fëmijë, 33 nipër e mbesa dhe një stërnip, për gjithsej 181 anëtarë të familjes. /tesheshi.com/