Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolet e tij në “Titanic” dhe “Zoti i Unazave”.
Ai pati role shumë të spikatura në jetën e tij, por ishte më i famshëm te “Titanic” ku luajti kapitenin Eduard Smith.
Lajmi u konfirmua për BBC nga agjenti i aktorit Lou Coulson, i cili tha se ai vdiq në orët e para të së dielës, 5 maj.
Këngëtarja dhe aktorja Barbara Dickson i dha lamtumirën në X (ish-Twitter).
“Ishte me pikëllim të madh që mësova për vdekjen e Bernard Hill. Ne punuam së bashku në John, Paul, George, Ringo dhe Bert, serialin madhështor të Willy Russell. Një aktor vërtet i mrekullueshëm. Ishte një privilegj ta takoja atë”. /tesheshi.com/