Shkencëtari britanik Ian Wilmot, ekipi i të cilit bëri histori duke qenë i pari që klonoi një gjitar, delen Dolly, ka vdekur në moshën 79-vjeçare, tha Universiteti i Edinburgut ku ai punonte.
Dolly ishte gjitari i parë që u klonua duke përdorur një qelizë të rritur, një përparim teknologjik në kërkimin mjekësor. Ian Wilmot ishte kreu i ekipit në Institutin Rosslyn, Universiteti i Edinburgut, që klonoi Dolly-n në 1996.
Ky kërkim novator “transformoi të menduarit shkencor të kohës”, vuri në dukje Peter Matheson, një zyrtar i Universitetit, në njoftimin e institucionit për nder të Wilmut.
Wilmut vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe që nga viti 2018 ishte fokusuar në kërkime rreth këtij çrregullimi degjenerativ të sistemit nervor qendror.
Me metodën e klonimit të përdorur në Dolly, qentë u klonuan në vitin 2005 në Korenë e Jugut dhe majmunët në vitin 2018 në Kinë. /tesheshi.com/