Krerët e Kosovës, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, si ta kenë bërë me fjalë, kanë shprehur orët e mbrëmjes gadishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, për tejkalimin e situatës së rënduar nga përmbytjet.
“Sapo bisedova me presidentin Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri. Në emër të institucioneve të Kosovës, shpreha gatishmërinë që ta dërgojmë Forcën e Sigurisë për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile. Jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”, shprehet Thaçi.
Më herët, edhe Haradinaj kërkoi të njëjtën gjë nga FSK e Kosovës..
“I ofrova Republikës së Shqipërisë ndihmen e gjithanshme të institucioneve të Kosovës pas përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Shqipërinë. E udhëzova Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura”, ka shkruar Haradinaj. /tesheshi.com/