Në shumicën e vendeve anëtare të BE, presioni po rritet në mediat e pavarura dhe gazetarët gjithnjë e më shumë po përballen me padi mbi artikujt e tyre, tha Zv.Presidentja e Komisionit Evropian për Vlerat dhe Transparencën Vera Jourova.
“Kërkimet tregojnë se në shumicën e vendeve anëtare ne shohim presion në rritje ndaj mediave të pavarura nga sfera politike dhe ekonomike dhe dhunë ndaj gazetarëve,” tha ajo në një seminar të KE mbi sundimin e ligjit.
“Situata me mediat po përkeqësohet në Evropë,” shtoi ajo.
Sipas saj, numri i proceseve gjyqësore kundër gazetarëve po rritet në BE, duke vënë në dukje paditë SLAPP (Procesi Strategjik kundër pjesëmarrjes publike), të cilat synojnë të censurojnë dhe heshtin gazetarët duke filluar një numër të madh procedimesh.
Ajo deklaroi se gazetarja hetuese Malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u vra në vitin 2017, kishte 47 procese gjyqësore nga SLAPP kundër saj, me të cilat familja e saj po lufton ende sot.
“Me Gjyqësorin në BE po abuzohet gjithnjë e më shumë kundër lirisë së fjalës,” theksoi Jourova. /tesheshi.com/