Flakët e zjarrit e kanë shkrumbuar një zdrukthtari në qytetin e Durrësit, në lagjen 17 e për një farë kohe ato kanë rrezikuar edhe dy pallate si dhe shtëpitë private që ndodhen përreth.
Zjarri ra pranë tregut industrial dhe në vendngjarje ndodhen 4 makina zjarrfikëse e një autoambulancë.
Burime policore thanë se zdrukthtaria ka për pronar një shtetas i cili ndodhet me pushime në Turqi.