Ka qenë një ngjarje tronditëse. Eric Holland nuk arrin ende t’u besojë syve. 80- vjeçari australian nga Thurgoona në New South Wales, ka gjetur një zhapik të madh prej 1.5 metrash duke u zvarritur në murin e banesës së tij.
Ai ishte duke punuar disa metra larg banesës kur dëgjoi një zhurmë dhe duke u afruar në shtëpi, pa kafshën duke u zvarritur në tullat e kuqe të ndërtesës. Pak minuta më pas Holland fotografoi zvarritësin.
Bëhet fjalë për një goanë, një specie e cila jeton në Australi dhe në jug-lindje të Azisë. Goanat konsiderohen si të rrezikshme për njerëzit, veçanërisht për kafshimet dhe gjatësinë e tyre që shkon deri në 2 metra./tesheshi.com/