Një studim i ri i publikuar në revistën Nature, tregon se tërheqja ndaj partnerit tuaj është e kushtëzuar pjesërisht edhe nga gjenet tuaja.
Me pak fjalë: sistemi ynë imunitar ndan një sërë elementësh që quhen HLA. Funksioni kryesor i këtyre elementëve është të identifikojë nëse një qelizë apo element nga një tjetër sistem imunitar është “mik apo i huaj”, gjë që përcakton nëse një person dëshiron ose jo të jetë me personin tjetër.
Sipas studimit, persona me elementë “të huaj” mund të tërhiqen vetëm fizikisht por jo emocionalisht. Një tjetër element shumë i rëndësishëm është edhe era trupore e personit. Aroma e personave të lidhur bashkë tregon se janë të lidhur me njëri- tjetrin edhe gjenetikisht. /tesheshi.com/