Pas qëndrimit kundër të shprehur nga kancerlarja gjermane, Angela Merkel për shkëmbim të mundshëm të territoreve mes Kosovës e Serbisë, jo pak u bë zhurmë se si Amerika nuk ka një qëndrim të prerë për këtë çështje.
Por tashmë ka ardhur përgjigja nga hiç më pak se këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton i cili ka bërë të ditur se Amerika nuk përfshihet në idenë për këmbimin e territoreve mes dy shteteve.
“Uashingtoni nuk peshon asnjë ide për të shkëmbyer territorin mes Serbisë e Kosovës. Mendoj se këto po bëhen vetëm për të penguar ndonjë ambicie”, ka thënë Bolton në samitin që po mbahet në Kiev të Ukrainës.
Mbetet të shihet se cili do jetë deklarimi i presidentit Thaçi pas qëndrimit të SHBA-ve, i cili në shtator do të bisedojë me homologun serb Vuçiç ku ndër temat do jetë edhe bashkimi i Luginës me Kosovën. /tesheshi.com/