Ka qenë vendi i xhirimit ku kanë kaluar pushimet e tyre romantike çifti John me Jacqueline Kennedy si dhe Kevin Costner me Whitney Houston.
Bëhet fjalë për vilën luksose në Beverly Hills. Në shitje e ka nxjerrë avokati Leonard Ross me një shumë prej 195 milion dolarësh, i cili e ka blerë para 40 vjetësh për 2 milion dollarë.
Shumë pak e kripur, por e arsyeshme falë reklamës që i kanë bërë me muajin e tyre të mjaltit çiftet e njohura dhe të qenit skenë xhirimi për shumë suksese kinematografike.
Vila përbëhet nga gjashtë hyrje më vete ku hyrja kryesore është pafërsisht 500 metra katrorë. Ka gjithashtu 28 dhoma të tjera dhe 38 banjo. /tesheshi.com/