Mos u lodhni kot, është shumë e gjatë. Janë paratë që Greqia u ka borxh huadhënësve të huaj. Sipas të dhënave të organeve fiskale greke, ky është borxhi i jashtëm i Greqisë.
Fqinjit tonë jugor do t’i duhen, sipas përllogaritjeve, plot 42 vjet për të paguar detyrimet ndaj huadhënësve të saj, gjithnjë nëse shuma e borxhit qëndron e palëvizur dhe nuk rritet.
Çdo vit Greqia duhet të paguajë dhjetë miliard euro Bankës Botërore, FMN, Bankës Europiane dhe vendeve të treta.