Shërbimet e Kosovës i kanë përgjuar pjesëtarët e grupit të Kumanovës nga 2 prilli ose 23 ditë para se të ndodh rasti “Gushincë”, respektivisht 37 ditë para përleshjes së armatosur në Kumanovë, shkruan “Koha ditore”.
Nga përgjimet e bisedave me grupin, që i posedon shërbimi mund të dëgjohet se 3 kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë kanë kontaktuar me pjesëtarët e shërbimit sekret maqedonas.