Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se nuk do ti njohin zgjedhjet që do të zhvillohen në Karabakun e Sipërm, zonë e cila për më shumë se 20 vjet vazhdon të mbahet e pushtuar nga Armenia.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se nuk do ti njohin zgjedhjet që do të zhvillohen në Karabakun e Sipërm, zonë e cila për më shumë se 20 vjet vazhdon të mbahet e pushtuar nga Armenia.
Ndihmëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Jeff Rathke gjatë konferencës ditore për shtyp në përgjigje të një pyetjeje mbi zgjedhjet në Karabakun e Sipërm tha se SHBA-ja nuk e njeh këtë vend si një shtet të pavarur. Si rrjedhojë tha ai Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ti njohin zgjedhjet e 3 majit. Këto zgjedhje ne nuk do ti pranojmë si diçka që do të ndikonin për të ndryshuar gjendjen në këtë rajon,- shtoi ai.
Rathke në fjalën e tij tha gjithashtu se në kontekstin e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse ne mendojmë se populli i Karabakut të Sipërm është ai që duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Ne nuk kemi dhënë asnjë vendim në lidhje me statusin përfundimtar të këtij shteti, cilësoi Rathke.