Para disa muajsh, një çift japonez shokoi shumë prej miqve të tyre kur thanë se Saya, të cilën e kishin prezantuar në rrjetet sociale si vajzën e tyre, në të vërtetë ishte bërë e gjitha në kompiuter.
Pa dyshim, Saya përfaqëson një arritje në realizmin e grafikës kompiuterike. Çdo gjë duket e përkryer, nga flokët e deri te reflektimi në sytë e saj. Askush nuk kishte dyshuar asgjë.
Çifit japonez ka thënë se do t’i kushtojnë akoma kohë Sayas për ta përmirësuar, e për të bërë edhe animacione, duke mos u kufizuar vetëm te fotot.
Ajo që e bën më të veçantë këtë rast është fakti se çifti është autodidakt. E kanë realizuar gjithë punën në kohën e tyre të lirë. /tesheshi.com/