Pas sulmit më të fundit të koalicionit arab mbi Ministrinë e Brendshme të kontrolluar nga Houthi në Sana të Jemenit, si dhe disa bastioneve të tjera e shtabeve policore, mediat saudite kanë promovuar avantazhin e tyre ushtarak ajror, duke theksuar faktin se milicia me të cilën ata janë në konflikt nuk mundet dot t’i përgjigjet zjarrit nga ajri.
Në sulmin e fundit, atë mbi Ministrinë e Brendshme, u vranë 33 persona të lartë Houthi, mes tyre dhe vetë ministri Abdulhakim al Khaywani.
Sulmet ajrore të koalicionit arab theksuan një zbrazëti në sistemin e sigurisë së Houthit, ndërsa analistët thonë se informatorët në terren po punonin ngushtë me aleancën, thotë Al Arabia.
Videoja promovuese e forcës së koalicionit, ku ofrohen dhe pamjet e sulmeve më të fundit, nga njëri prej së cilit mbeti i vrarë dhe Saleh Ali Al-Sammad, kreu i lartë në Këshillin Suprem politik të Houthit. /tesheshi.com/