Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sasho Ordanovski: U tregoj “formulën” për një Maqedoni të dinjitetshme

by te Sheshi
13/03/2015
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Sasho Ordanovski: U  tregoj “formulën” për një Maqedoni të dinjitetshme

Nga Memedali Jusufi

Sasho Ordanovski, është ndër ata analistë dhe intelektualë maqedonas që beson tek një shoqëri e shëndetshme mes të ndryshmëve, në etni e religjion, siç është vendi i tij, Maqedonia. Ka punuar dhe punon për këtë. Në intervistën e mëposhtme, ai e shpalos me pathos këtë vizion…  

Ju një kohë të gjatë e drejtuat “Forum”-in, atë lloj OJQ-je që organizonte debate me temë ‘Kosovën’,  me intelektualë të shquar nga Kosova.  Nga kjo perspektivë  kohore,  si  i  vlerësoni temat që ishin tabu për kohën?

Në fillim të mijëvjecarit të tretë, në Maqedoni ende mbretëronte fryma anti-shqiptare, një atmosferë që trashëgonim nga ish-Jugosllavia , pra ka qenë e lidhur me shpërbërjen e përgjakshme të Jugosllavisë dhe krizën e vitit 2001. Takimet,  ndërkombëtarisht të organizuara, kanë shkuar nëpër kanale shumë të komplikuara në mes politikanëve të Kosovës dhe Maqedonisë , ndërkohë në opinionin maqedonas përhapej gjithnjë e më tepër disponimi anti-kosovar.

Atë botë vlerësuam se nuk është mirë për situatën politike në Maqedoni, që të mbretëronte një atmosferë anti-kosovare, aq më tepër për raportet ndëretnike këtu në Maqedoni, dhe nisëm më një varg debatesh dhe takimesh në mes përfaqsuesve të Kosovës dhe Maqedonisë, të jetës politike dhe njerëzve të organizatave jo-qeveritare.  Debatet ishin të vizituara masivisht nga përfaqsues të  organizatave  jo-qeveritare dhe përfaqsues të jetës publike në Maqedoni.

Ajo ndihmoi që të tejkalohet situata e tensionuar dhe e mospasjes së informacionit nga ana maqedonasve për aktorët kryesorë të Kosovës dhe qëndrimet e tyre të vërteta për çështjet regjionale dhe të brendshme, aspektin ekonomik dhe problemet e sigurisë më të cilat ballafaqohej Kosova.

Si i pranoi këto debate opinioni maqedonas në atë kohë, cfarë ndikimi kishin këto debate veçmas  te  shqiptarët dhe te maqedonasit?

Nga qarqet shoviniste maqedonase dhe nacionalistet e tërbuar, ishim të akuzuar si  “lobistë kosovarë” dhe kinse me paratë e kosovarëve po punonim për kauzën e madhe shqiptare në Ballkan. Qarqet albanofobe dhe pro-serbe në Maqedoni, ende nuk mund ta harrojnë rolin pozitiv që e luajtëm në atë kohë:  që ta normalizojmë shkallë  – shkallë raportet maqedono-kosovare, po na thonin se jemi spiuna, tradhtarë etj. Budallalliqe! Se realisht, takimet dhe debatet që i organizoi  “Forum”-i  ishin efiçente, ndihmuan në qetësimin dhe stabilizimin e raporteve maqedono-kosovare  dhe përfituan besim ndërkombëtar në mes aktorëve politikë të anës kosovare dhe maqedone.

Pas kësaj përvoje, ne iu pamë juve në një pozitë krejt tjetër. Ju ishit një kohë të konsiderueshme  në krye të televizionit nacional ALSAT-M.  Cilat janë përvojat e juaja nga ky medium?

E pranova me kënaqësi ofertën e mikut tim, tashmë i ndjeri Vehbi Velija, që ta drejtoja atë television. Në Alsat-M kalova gjithsejt 3-4 vite, kohë kur  televizioni u ngrit si në aspekt të programit ashtu edhe në aspekt të profesionistëve dhe u bë një faktor me ndikim në tregun televiziv. Me ekipin e Alsat-M ishte kënaqësi të punoje, sidomos duke pas parasysh modelin  dy gjuhësor  të Alsat-M.

Njëkohësisht, ai televizion u  drejtohej si publikut shqiptarë etnik, ashtu dhe atij maqedonas etnik në gjuhën e tyre amtare . Edhe vetë bëra me qindra emisione televizive  si  ‘Me shëndet qethja’, për çka edhe sot, disa vite pasi kanë përfunduar ato emisione, njerëzitë më takojnë rrugës me përshëndesin dhe më thonë “ ja ku është berberi” . Ndaj, në karierën time mbi 30-vjeçare profesionale, përvoja në Alsat-m është shumë e rëndësishme, si në aspekt menaxherial ashtu në atë gazetaresk.

Si i shikoni marrëdhëniet shqiptaro-maqedone, besoni në konceptin qytetarë për Maqedoninë?

Maqedonia nuk ka mundësi tjetër përvec konceptit  ‘qytetarë  të  shtetit’,  ku pjestarët e të gjitha etniteteve, religjioneve të ndryshme të trajtohen njësoj, të jenë të barabartë.  Funksionimi normal i këtij koncepti në shoqëri nuk është i thjeshtë dhe i lehtë për t`u zbatuar, ndërkohë edhe kushton shumë. Më kryesorja është të ketë politikanë që t`i përkushtohen në mënyrë progresive, si nga pala shqiptare ashtu edhe nga pala maqedone, ku të kuptohet drejt interesi për një shtet të tillë ku koncepti qytetar është i nevojshëm, e jo aspekti religjios ose etnik të jenë primare në shtet.

Mendoj se proçesi ka ecur shumë larg, por edhe sfidat dhe armiqtë e këtij modeli nuk duhet të nënvlerësohen. Kuptohet, se në shtete ku individët janë të lumtur,  nuk është e vështirë që të jenë të kënaqur edhe kolektivistët. Por, faktor i rëndësishëm në shoqëri për t`u zhvilluar një koncepti i tillë, janë edhe kushtet ekonomike dhe sociale, të cilat ka vitet që nuk janë edhe aq pozitive.

Duhet kuptuar drejt se qytetari i thjeshtë shqiptar dhe maqedon, është njeri punëtor. Ai di ta vlerësojë qëllimin e mirë dhe ndershmërinë e tjetrit. Unë për shembull asnjëherë nuk kam ndërtuar raporte ndryshe me shqiptarët, ndryshe me maqedonasit. Ke njerëz të ndershëm ose të pandershëm, të mirë, të hapur, ose të tërhequr. Nuk ka dallim çfarë përkatësie etnike ka njeriu, dhe kur të shihen gjërat në këtë prizëm kjo të bën optimist se Maqedonia ka të ardhme.

Unë e kam fituar leksionin duke shëtitur nëpër botë. Kulturat janë të ndryshme dhe sjelljet e njerëzve janë të ndryshme. Ato duhet të shikohen nga prizmi i sistemit të tyre të vlerave, por në fund njerëzitë janë njerëz, e dallimet veç sa i pasurojnë përvojat.

Na flisni pak për përvojat tuaja rreth rajonit?

Shumë vite lëviz nëpër Ballkan, kam miq shumë të mirë në të gjitha shtetet që na rrethojnë. Në Shqipëri kam shkuar qysh në fillim të viteve të `90, kur shteti hapej drejt botës dhe kur dilte nga izolimi i Enver Hoxhës. Në Kosovë shkoj shumë shpesh.

Jam i hapur për përvoja të reja. Gjithashtu, kam miq dhe në shtetët tjera fqinje. Kam përshtypje se shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, për shkak historisë së ndryshme, kanë  kulturë pak të ndryshme. Ndonjëherë të duket sikur takon njerëz të etnikumi të ndryshëm, e jo se i takojnë një kombi. Por kjo vetëm sa i pasuron njohjet e mia dhe i bën  takimet të jenë çdo herë interesante.
Si e shihni perspektivën e Maqedonisë?

Perspektiva e Maqedonisë është padyshim në Bashkimin Evropian. Rruga deri atje është shumë e gjatë. Në këtë fazë historike, nëse nuk paraqitet ndonjë ndryshim radikal me përmasa botërore, ka përfunduar rrëfimi për ndryshimin e kufijve, që do të thotë se shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni nuk u mbetet gjë tjetër, veç asaj që bashkarish të mundohen se si vendin ta bëjnë të dinjitetshëm për të jetuar.

Mendoj se në këtë drejtim një rol të madhë do të duhet të luajnë intelektualët e dy palëve. Duhet të jenë faktorë që në shoqëri ta shohin çdo herë interesin publik, më shumë se sa e parashohin axhendat e politikanëve. Intelektualët janë ata që publikisht duhet të përpiqen pa kompromis për të mirën e të gjithve, pa përjashtime etnike, religjioze ose përkatësie tjetër. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Next Post
PROFIL/ Rrëfimet dhe leksionet e një “Profesori” të natyrës, ato që na duhen

Profil/ Rrëfimet dhe leksionet e një “Profesori” të natyrës, ato që na duhen

“Pranvera e Protestave”, PD vendos: Një ditë në javë në Tiranë, çdo ditë nëpër rrethe

“Pranvera e Protestave”, PD vendos: Një ditë në javë në Tiranë, çdo ditë nëpër rrethe

VËZHGIM/ Përse komunizmi nuk e bëri  Ditën e Verës  “ditë dimri“ ?!

VËZHGIM/ Përse komunizmi nuk e bëri Ditën e Verës “ditë dimri“ ?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Një anë e errët e Papës së ri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025
BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

09/05/2025
Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni