Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    A ekziston mundësia e një lufte dhe jashtë Ukrainës?

    A ekziston mundësia e një lufte dhe jashtë Ukrainës?

    Serbja denoncon “Botën Serbe”

    Serbja denoncon “Botën Serbe”

    Ja koka e breshërit pasdite në Prishtinë

    Ja koka e breshërit pasdite në Prishtinë

    Djali i një diktatori të rrëzuar, president i ri i Filipineve

    Djali i një diktatori të rrëzuar, president i ri i Filipineve

    Kur Parisi bëhet strehë e terrorit të majtë

    Kur Parisi bëhet strehë e terrorit të majtë

    Ç’mendon serbi i thjeshtë ndaj Rusisë?

    Ç’mendon serbi i thjeshtë ndaj Rusisë?

    “Çibani i pashkulshëm” serb në zemër të Prishtinës

    “Çibani i pashkulshëm” serb në zemër të Prishtinës

    Ngjarjet e Capitol-it, dëshmia e një gruaje për Trump

    Ngjarjet e Capitol-it, dëshmia e një gruaje për Trump

    Vuçiç: Prishtina, plan për sulm në Veri!

    Vuçiç: Prishtina, plan për sulm në Veri!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

VËZHGIM/ Përse komunizmi nuk e bëri Ditën e Verës “ditë dimri“ ?!

Nga te Sheshi
13/03/2015
në Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
VËZHGIM/ Përse komunizmi nuk e bëri  Ditën e Verës  “ditë dimri“ ?!
13
SHPËRNDARJE

Që prej moteve të shkuara, popullsia qytetare elbasanase feston më datë 14 mars të çdo viti, Ditën e Verës. Është festë dukshëm e Elbasanit, ndonëse me rite të ndryshme dhe më të zbehta kjo ditë festohet edhe nga banorët e zonave përreth. Por, ç’është kjo ditë dhe kujt i kushtohet, kur ka lindur kjo festë dhe pse është caktuar data 14 mars? Janë disa prej pyetjeve që natyrshëm i vijnë në mendje çdo njeriu.

Nga gojëdhanat kuptojmë se është festë iliro-pagane e që e ka zanafillën nga mugëtira e shekujve të harruar. Çuditërisht kjo ditë u festua si gjatë sundimit otoman, ligjet e të cilit (Sheriati Islam) ndalonin rreptësisht praktikimin e çdo forme të idhujtarisë politeiste.

Ndërkohë që dhe gjatë regjimit komunist, e cila fillimisht nxorri jashtë ligjit fenë, çdo rit e kremtim në emër të besimit, ndaloi me ligj dhe Ditën e Verës.

Por fakti është se kjo festë pagane – ndoshta regjimi arriti të bëntë dallimin e saj me festat  e kulluara fetare, derisa e bëri një sy qorr – u festua pa problem dhe gjatë asaj periudhe.

Pra, Dita e Verës vazhdoi të festohet nga komuniteti qytetar elbasanas, pothuajse me një miratim të heshtur dhe gjysmëzyrtar të tyre. Gjithashtu,  flitet se për këtë mund të ketë ndikuar ndërhyrja e ndonjë elbasanasi me influencë pranë diktatorit, të cilit duhet t’i ketë shpjeguar atij se kremtimi i kësaj feste nuk ka lidhje me praktikat monoteiste, se është një festë iliro-shqiptare, që ka të bëjë me kulturën e lashtë dhe parahomerike të popullit tonë etj.

Hyjni Ceka, shkrimtar dhe njohës i mirë i kulturës dhe traditës elbasanase thotë se  gjatë kohës së monizmit politika ka tentuar të vendosë diktatin në festat tradicionale por në rastin e ditës së Verës nuk ka arritur. Ndër vite u tentua të dryshohej emri i kësja feste duke e quajtur ditën e luleve. Fatmirësisht nuk ishte një festë fetare pasi lufta ndaj saj do të kishte qënë më e madhe. Kjo, pasi familjet elbasanase kanë ditur të ruajnë këtë traditë edhe pse pati ndryshim emri duke u përcaktuar si dita e luleve.

ballokume

Gjatë viteve të demokracisë festimi mbeti spontan deri në një iniciativë të ish-Kryetarit të bashkisë Engjëll Dakli, i cili arriti të zyrtarizojë aktivitetet dhe ftesat. Dy vitet e fundit nuk janë bërë ftesa zyrtare. Dyert e Elbasanit janë të hapura, për miqtë, shokët dhe sidomos ata që janë larguar nga ky qytet.

Shumë elbasanas mendojnë se nën themelet e Teqesë së Madhe të Bektashinjve në Elbasan, vend i cili njihej dikur edhe me emrin Ledhja e Madhe, apo sot me emrin Rrapi i Mansit, të gjenden gjurmët e hershme të Tempullit të Perëndeshës ilire Zana dhe për rrjedhojë aty mund të fshihen gjurmë të vlefshme historike të vazhdimësisë iliro-shqiptare, të kulturës së lashtë të kësaj treve.

Mbetet të hulumtohet se kur u vendos data 14 mars për festimin e kësaj dite, pasi festa e Ditës së Verës është shumë më e vjetër se kalendari Gregorian që ne përdorim sot.

Dikur festa kishte ritet e veta dhe niste që në buzëmbrëmjen e një dite më parë kur nënat e gjyshet tona të urta dhe bujare sipas një kodi tradicional e duke mërmëritur në heshtje formula magjike e dogma, përgatisnin në enë bakri ëmbëlsirat tona tipike: ballokume dhe revani. Këto janë ëmbëlsira të thata e mund të merren lehtësisht me vete.

Të nesërmen në mëngjes të rriturit vendosnin plisa dheu të feskët nëpër parvazet e dritareve apo dyerve, djemtë e vegjël shkëmbenin me të afërmit “hisen” e ëmbëlsirave gjatë ritit të të bërit “kamë” etj.

Më pas fillonte rrugëtimi i qytetarëve grupe-grupe në vendet piktoreske të ngarkuar me bohçet e mbushura me ëmbëlsira, mish të pjekur shpendësh, arra, pala fiku, portokalla, vezë e misra të zier etj. Në lëndinat me bar dhe lule të sapoçelura mblidheshin së bashku familjet e çdo fisi të cilët pasi shtroheshin në shesh, hanin e pinin, këndonin, gëzonin, organizonin lojra popullore etj. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Myzeqeja, edhe hambar drite!
Ekonomi

Myzeqeja, edhe hambar drite!

01/07/2022
Pse Kina zotëron kaq shumë tokë në Ukrainë?
Ekonomi

Pse Kina zotëron kaq shumë tokë në Ukrainë?

01/07/2022
Ç’e rrezikon një recesion në SHBA dhe Evropë?
Ekonomi

Ç’e rrezikon një recesion në SHBA dhe Evropë?

01/07/2022
Lajme të tjera
Bac u kry dhe kjo: Kosova pranohet në FIBA

Bac u kry dhe kjo: Kosova pranohet në FIBA

Gjykata gjermane: mësueset muslimane mund të mbajnë shami koke

Gjykata gjermane: mësueset muslimane mund të mbajnë shami koke

Egjipti në kërkim të mëkëmbjes dhe të një imazhi të ri

Egjipti në kërkim të mëkëmbjes dhe të një imazhi të ri

TË FUNDIT

Norma e inflacionit në eurozonë, një rekord të ri

Norma e inflacionit në eurozonë, një rekord të ri

7 orë Më parë
A ekziston mundësia e një lufte dhe jashtë Ukrainës?

A ekziston mundësia e një lufte dhe jashtë Ukrainës?

7 orë Më parë
Rikthehet Fatmir Xhafaj, si opozitar!

Rikthehet Fatmir Xhafaj, si opozitar!

10 orë Më parë
Salah, kontratë të re me Liverpool-in

Salah, kontratë të re me Liverpool-in

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Myzeqeja, edhe hambar drite!

Myzeqeja, edhe hambar drite!

01/07/2022
Pse Kina zotëron kaq shumë tokë në Ukrainë?

Pse Kina zotëron kaq shumë tokë në Ukrainë?

01/07/2022
Ç’e rrezikon një recesion në SHBA dhe Evropë?

Ç’e rrezikon një recesion në SHBA dhe Evropë?

01/07/2022
Beteja për Ishullin e Gjarpërinjve: fundi i një ëndrre ruse

Beteja për Ishullin e Gjarpërinjve: fundi i një ëndrre ruse

01/07/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist