Lideri komunist koreanoverior Kim Jong-un, nuk do mundet të rrëkëllejë votka ruse. Ky privim i vjen nga autoritetet hollandeze, pasi pasi doganat e këtij vendi bllokuan në portin e Roterdamit 90,000 shishe me vodka ruse të destinuara për Korenë e Veriut. Bllokimi u bë në kuadër të sanksioneve ndërkombëtare ndaj vendit komunsit, vendosur për shkak të kërcënimit bërthamor.
E përditshmja holandeze Algemeen Dagblad shkruan se shishet ishin të destinuara për njeriun e parë të Koresë së Veriut dhe zyrtarëve të tij të lartë ushtarakë.
“Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka vendosur sanksione mbi Korenë e Veriut dhe është e rëndësishme t’i respektojmë ato”, u tha nga autoritetet hollandeze.
Vodka ishte ngarkuar në një anije të kompanisë kineze Cosco Shipping.
Ende nuk është vendosur nëse shishet do të shkatërrohen apo do të shiten në ankand. /tesheshi.com/